Lajme

Haradinaj: BE dhe SHBA të ndërhyjnë për të qetësuar situatën në veri

12/10/2022 19:15
nga:Astrit Gashi

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, duke apeluar te Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të ndërhyjnë me qëllim që të qetësojnë situatën në veri.

Haradinaj, ka thënë edhe se, shteti i Kosovës duhet të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka për heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri.

Postimi i plotë:

Shteti i Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka per heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri.

Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare. Apeloj te BE dhe SHBA që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri.

Paqja është e paalternativë! Kosova dhe Serbia të ulen dhe ta arrijnë marrëveshjen e paqes për njohje të ndërsjellë!