Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Zyra e BE-së kanë përshëndetur vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme komunale në katër komunat veriore të Kosovës.
“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së/EUSR mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës dhe liderëve të partive politike për shtyrjen e zgjedhjeve komunale dhe për kryetar komunash në katër komunat veriore në këtë kohë”, ka thënë shefi i Zyres së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në ‘Twitter’.
“Ky vendim konstruktiv avancon përpjekjet për të promovuar një situatë më të sigurt në veri, e cila është kyçe për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, përfundon deklarimi i Szunyog.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka marrë vendim pas takimit konsultativ me subjektet politike për shtyrjen e zgjedhjeve lokale në veri për 23 prill të 2023-ës.
The Embassies of France, Germany, Italy, the United Kingdom, the United States and the EU Office/EUSR welcome the decision by the Kosovan government and the political party leaders to postpone the municipal and mayoral elections in the four northern municipalities at this time.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) December 10, 2022


