Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur pas takimit me krerët e partive politike se zgjedhjet e në komunat veriore të vendit shtyhen për muajin prill të vitit tjetër.
“Shtyhen për muajin prill, kurse data e saktë sonte më së largu nesër në mëngjes do t’io tregohet publikut”, tha Osmani
Osmani, këtë të shtunë takoi krerët e partive politike lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore të vendit.
Gjatë takimit se mes pjesëmarrësve ka pasur pajtim që zgjedhjet që ishin paraparë të mbahen më 18 dhe 25 dhjetor të shtyhen për datën 30 të muajit prill.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.


