Kupa e Botës 2022

Dani Alves: Ky Kampionat Botëror ishte i fundit për mua, por ndoshta jo për Neymar

12/10/2022 12:55
nga:E K

Mbrojtësi anësor, Dani Alves, ka thënë se ky Kampionat Botëror ishte i fundit për të në karrierë.

Lojtari i skuadrës meksikane, Puma, nuk e ka ndërmend të vijojë ta sforcojë veten për të luajtur sërish në një nivel të tillë kaq të lartë.

Gjithsesi, ish-futbollisti i Barcelonës thotë se, ndryshe nga ai, Neymar mund të marrë pjesë edhe në të tjerë turne të tillë, pasi, sipas tij, ai është ende fantastik.

“Kjo Kupë e Botës ishte e fundit për mua. Është koha ta them këtë. Nuk mendoj se do të jetë e njëjta për Neymar. Ai është fantastik. Ai i nevojitet Brazilit”, përfundoi ai.

Këto deklarata të Alves, shokut të ngushtë të Neymar, vijnë pasi ky i fundit, para Kupës së Botës, tha se ky turne do të jetë i fundit i këtij lloji për të.