Lajme

Elon Musk publikon fotot e rralla të djalit të tij!

12/10/2022 11:36
nga:Y I

Elon Musk ka publikuar në Twitter si rrallëherë një foto të djalit të tij 2-vjeçar, i cili erdhi në jetë nga lidhja e pronarit të ‘Tesla’ me këngëtaren Grimes.

Në një foto, vogëlushi shihet duke buzëqeshur përpara një skulpture në formë zemre në San Francisco.

Elon shkroi krah fotos, “X në San Francisko-n e bukur”.

Sakaq, në një tjetër postim, Elon ndau një foto të kartës së hyrjes së X në zyrën e tij të re, duke shkruar, “Dhe me distinktivin e tij në Twitter”.

Së bashku me X, Elon ka vajzën Exa “Y” Dark Sidrael, 12 muajshe, me Grimes.

Ai dhe këngëtarja mirëpritën fëmijën e tyre më të vogël nëpërmjet një nëne surrogate në dhjetor.