Josip Juranovic ka rënë në radarin e shumë skuadrave të mëdha evropiane, pas paraqitjeve të mira me Kroacinë në Kupën e Botës.
Lojtari është njëri prej më të dalluarve në kombëtaren ballkanase.
Mbrojtësi anësor është në pronësi të skuadrës skoceze, Celtic, që tashmë e shohin edhe më të arsyeshme ta rrisin çmimin e tij.
Sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg aktualisht është 6.5 milionë euro, mirëpo së shpejti pritet të përditësohet dhe kjo shifër mund të dyfishohet.