Lajme

Sulmoi Sali Berishën, Gert Shehu kërkon që të mos ndiqen penalisht truprojat e kryetarit të PD-së që e rrahën

12/10/2022 11:12
nga:Y I

Agresori i Sali Berishës, Gert Shehu ka kërkuar që të mos ndiqen penalisht truprojat e kreut të PD-së.

Këtë deklaratë e riu e ka bërë gjatë marrjes në pyetje, teksa do i jepej masa e sigurisë.

Ata rrezikonin të merreshin nën hetim për plagosje të lehtë me dashje ose dëmtime të tjera me dashje.

Një ditë më parë u zhvillua seanca gjyqësore ndaj Gert Shehut, ku gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin.

Avokati Ervis Lila u shpreh për mediat se Shehu flet me fragmente dhe bën deklarime të ndryshme.

Ndër të tjera, avokati nënvizoi se duhet bëri akti i epskertimit në mënyrë të zgjeruar.

Gert Shehu akuzohet nga autoritetet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.