Kupa e Botës 2022

E quajti “budalla” – Weghorst po përpiqej t’ia zgjaste dorën Messit në momentin kur argjentinasi e ofendoi

12/10/2022 09:31
nga:E K

Leo Messi është shfaqur shumë i nervozuar në prononcimin e tij pas ndeshjes.

Ai ka pasur një problem me futbollistin e Holandës, Weghorst i cili ishte golashënuesi i golit të barazimit në sekondat e fundit të kohës së rregulltë, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë në një video të publikuar, Weghorst dukej se vetëm donte të qetësonte gjërat mes tij dhe Lionel Messi duke kërkuar që t’ia zgjatë dorën këtij të fundit.

Si duket Messi nuk e ka kuptuar dhe ka vazhduar madje edhe duke e ofenduar.

“Kë po shikoni? Vazhdo ti budalla”, thotë Messi.