Sot do të luhen dy ndeshjet e fundit çerekfinale, ku vetëm dy skuadra do të presin biletën e fundit për në gjysmëfinale.
Maroku do të përballet në orën 16:00 kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos, i cili me shumë mundësi do ta nisë ndeshjen nga stoli përsëri. Nuk do të jetë përballje e lehtë për Portugalinë, pasi Maroku duket se ka besim në vetvete dhe një shpirt luftarak deri në fund të sfidës. Por, Portugalia mbetet ende favorite për të fituar këtë sfidë. Maroku mbështetet te dyshja Ziyech-Hakimi.
Ndeshja e mbrëmjes, ajo e orës 20:00, do të jetë mes Anglisë dhe Francës. Duket si një finale e parakohshme, apo si një finale e Kampionatit Evropian.
Përplasje titanësh, ndeshje e fortë, spektakël, emocione, raste, lot dhe gëzim do të shihen sot në këtë ndeshje të jashtëzakonshme. Gishti nuk i vihet se cili është favorit, por e sigurt është që do të jetë një ndeshje e gjatë dhe e bukur.
Dy gjysmëfinalistët e parë janë Kroacia dhe Argjentina, të cilët do të ndeshen së bashku për të siguruar dhe për t’u afruar sa më shumë pranë Kupës së Botës.