Kupa e Botës 2022

Trajneri i Kroacisë: Kjo është një fitore për popullin kroat, mos na nënvlerësoni kurrë

12/09/2022 19:56
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Kroacisë, Zlakto Dalic ishte shumë i emocionuar pas kalimit tutje në Kupën e Botës.

“Kjo është një fitore për popullin kroat. Urime djemve. Ne eliminuam favoritin më të madh. Kjo është Kroacia”, tha fillimisht ai, përcjell GazetaBlic Sport.

“Mos na nënvlerësoni kurrë, e thashë. Ky nuk është fundi ynë, le të vazhdojmë. Kjo është një fitore për Kroacinë. Të gjithë dhanë maksimumin”.

“Dua të përshëndes të gjithë miqtë e mi që shkruajnë për Kroacinë. Kënaquni, ju që e mbroni Kroacinë, kjo ishte për ju. Këta lojtarët e mi nuk janë normalë”, ka thënë Zlatko Daliq pas ndeshjes për HRT.