Kanë përfunduar 90 minuta në ndeshjen mes Kroacisë dhe Brazilit.
Nuk kishte fitues në kohën e rregullt, me ndeshjen që shkon në vazhdime, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati ishte 0 me 0 dhe tashmë vazhdimet ose penalltitë do të vendosin për kombëtaren që do të kalojë tutje.
Kombëtarja nga Amerika Latine e dominoi pjesën e dytë, por që portieri i Kroacisë, Livakovic ishte i jashtëzakonshëm me pritjet e tij.
Brazili nuk kishte luajtur kohë shtesë në Kupën e Botës që nga viti 2014, kur u përball me Kilin. Në atë ndeshje, Canarinha përfundoi duke avancuar me penallti.
2014 – Brasil ?? no jugaba un tiempo suplementario en la #FIFAWorldCup desde 2014, cuando enfrentó a Chile. En aquel partido terminó avanzando la Canarinha por penales. Alargue. pic.twitter.com/9OrLecCk2v
— OptaJavier (@OptaJavier) December 9, 2022