Kupa e Botës 2022

Trajneri i Marokut i kujdesshëm para ndeshjes me Portugalinë: Le të shkruajmë histori!

12/09/2022 16:27
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Marokut ka folur para ndeshjes në çerekfinale ndaj Portugalisë.

Duke folur në konferencën për mediet, Regragui u shpreh se ndaj Portugalisë nuk ka për të qenë aq e lehtë sa përballja me Spanjën, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është një çerekfinale e Kupës së Botës. Sa më shumë të vazhdon përpara aq më shumë rriten vështirësitë. Do të ndeshemi me një ekip që është një nga më të mirët në botë, me lojtarë që praktikisht luajnë në klubet më të mira në botë. E dimë se nuk do të jetë aq e lehtë sa kundër Spanjës, Kroacisë dhe Belgjikës. Megjithatë, të gjitha këto ndeshje kanë deri diku të njëjtën vështirësi. Ne do të japim më të mirën. Do të tentojmë sërish të krijojmë një surprise, pasi askush nuk e priste që ne të dilnim në 1/16 apo çerekfinale.”-deklaroi Regragui

/GazetaBlic Sport/