Duke folur në konferencën për shtyp me Fernando Santos, sulmuesi portugez Joao Felix foli para ndeshjes kundër Marokut për çështjen që lidhet me Cristiano Ronaldon.
“Do të doja t’i lë një mesazh portugezit dhe shtypit. Portugalia është në një garë të madhe. Ne nuk kemi arritur në çerekfinale për një kohë të gjatë. Të gjithë duhet të jemi më të bashkuar dhe të mos përpiqemi ta përkeqësojmë atmosferën”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë se Portugalia ballafaqohet nesër me Marokun në çerekfinale të Kupës së Botës.
/GazetaBlic Sport/