Lajme

Ky është polici që u plagos mbrëmë në Veri

12/09/2022 13:35
nga:Y I

Mbrëmë Policia e Kosovës është sulmuar në fshatin Serbov të Zveçanit.

Aty mbeti i plagosur një pjesëtar i policisë.

Bëhet e ditur se sulmi kishte ardhur nga persona të armatosur me armë të gjata.

I plagosur mbeti pjesëtari i NJRSh-së, E. Neziri, nga qyteti i Ferizajt.

“Si pasojë e incidentit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.