Trajneri i Portugalisë, Santos ka folur për media para ndeshjes çerekfinale ndaj Marokut.
Sipas tij kjo ndeshje nuk do jetë aspak e lehtë për Portugalinë, kurse ka folur edhe për Ronaldon dhe marrëdhënien e tij me yllin portugez, shkruan GazetaBlic Sport.
“Maroku është një ekip shumë i fortë. Ata janë një ekip jashtëzakonisht i organizuar me lojtarë që luajnë për Chelsea, PSG ose Bayern Munich. Ne duhet të gjejmë zgjidhje. Nuk është një ndeshje e lehtë për Portugalinë. Duhet të luajmë pa frikë dhe me besim.
Ronaldo? Mendoj se është koha ta lëmë atë të qetë. Ai kurrë nuk më tha se donte të largohej nga kombëtarja jonë dhe mendoj se ka ardhur koha për të ndalur polemikat”, është shprehur trajneri i Portugalisë.
/GazetaBlic Sport/