Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas kërcënimeve të Serbisë për agresion policor në Veri të vendit raporton Gazeta Blic.
Osmani tha se deklarimet të tilla dëshmojnë se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste.
“Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999” shkruan Osmani, raporton Gazeta Blic.
Tutje Osmani tha se autorët e plagosjes së pjesëtarit të policisë së Kosovës dhe sulmit ndaj gazetarëve duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë.
Ajo pohoi se në territorin e Kosovës kurrë nuk do të ketë policë dhe ushtarë serbë.
Reagimi i plotë:


