Hugo Lloris, portieri i Tottenhamit, këtë të shtunë do të përballet me shokun e tij të skuadrës, Harry Kane, kur Franca dhe Anglia përballen me njëra-tjetrën në çerekfinalen e Botërorit.
Para se të trajtonte implikimet e këtij dueli, ai shmangu vlerësimin e komenteve në Angli që e quajnë atë si një pikë të dobët për Les Bleus, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk kam asgjë për të thënë për mediat angleze. Është e rëndësishme të flasësh në terren. Unë abstragoj prej saj. Nuk kemi nevojë për “motivim” që vjen nga jashtë për një çerekfinale të Kupës së Botës”, tha ai.
“Kane ka aftësinë për të shënuar nga çdo pozitë, ju e dini. Sigurisht që kemi të dhëna për analizë, më vonë do të varet edhe nga ndjesia në atë kohë. Ai është një nga më të mirët në penallti, por para se të vijë kjo, ne të dy do të përpiqemi të bëjmë një ndryshim, secili më vete. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, e njohim njëri-tjetrin brenda dhe jashtë fushës, ne kemi luajtur së bashku për gati 9 vjet. Unë kam vetëm gjëra të mira për të thënë për Harry-n – ai është një lider i vërtetë, një shembull për shokët e tij të skuadrës. Tani na takon ne të jemi kundërshtarë”, shtoi Lloris.
Lloris ka folur edhe për rivalitetin mes Francës dhe Anglisë.
“Po, mund të ekzistojë, jemi dy kombe të mëdha sportive. Në një ngjarje si kjo, një Francë-Angli ka një shije të veçantë”, përfundoi francezi.
/GazetaBlic Sport/