Olivier Giroud ka hyrë në histori të kombëtarës franceze.
Me golin kundër Polonisë në Kupën e Botës, Giroud është bërë futbollisti me më së shumti gola për Francën (52), duke thyer rekordin të cilin e mbante legjenda Thierry Henry.
Por sulmuesi i Milanit thotë se shpreson të shënoj edhe shumë gola të tjerë për Francën duke këmbëngulur se mosha nuk është pengesë për edhe pse është 36 vjeçar.
“Ju shikoni gjithçka që keni arritur deri në atë moment (gol për rekord).
Kam qenë në skuadrën kombëtare për 11 vitet e fundit dhe kam pasur disa momente të pabesueshme me ekipin, si dhe disa momente mjaft të vështira.
Por gjërat më të rëndësishme janë të përqendroheni në punën tuaj, të keni një dëshirë të vazhdueshme për të përmirësuar cilësitë që zotërojmë si individë dhe gjithmonë të jepni më të mirën për ekipin. Dhe tani nuk ka rëndësi se cili është roli juaj në ekip – gjëja më e rëndësishme është të sillni zemër në lojë.” tha Giroud për FIFA.
“Është një privilegj i madh të jesh në gjendje të arrish këtë rekord në një Kupë Bote, dhe veçanërisht ta ndihmosh këtë ekip të shkojë larg në garë. Ky gol i 52-të do të thotë shumë për mua, shumë njerëz thoshin, ‘Ne donim që të shënonit në ndeshjet pas dygolëshit kundër Australisë’.
Nuk pata mundësinë të shënoja kundër Danimarkës dhe nuk luajta në ndeshjen e fundi kundër Tunizisë”, ka thënë sulmusi i Milanit.