Nesër zhvillohen dy ndeshjet e para të çerekfinales në Kupën e Botës.
Takime jashtëzakonisht interesante janë në program për ditën e nesërme, me ndeshjet që do të luhen në ora 16:00 dhe në ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Kroacia dhe Brazili do të përballen në ‘Education Stadium’, me shpresën për kalimin tutje në gjysmëfinale.
Kombëtarja nga Amerika Latine shihet si më favorite, por që pritet të ketë një rivalitet të ashpër në fushë.
Brazili ka një avantazh të qartë kur bëhet fjalë për rekordin ballë për ballë, me tre fitore dhe një barazim në katër ndeshje kundër kundërshtarit evropian. Ndërsa dy nga katër ndeshjet erdhën në Kupën e Botës FIFA, dy të tjerat ishin ndeshje miqësore.
/GazetaBlic Sport/