Kristjan Asllani mund të kishte luajtur për Italinë, por ai zgjodhi Shqipërinë. I pyetur nga mediet italiane për këtë vendim, mesfushori thekson se origjina e thërret.
“Unë kam lindur atje, origjina jote të thërret. Një pjesë e madhe e zemrës sime është italiane, por m’u duk e drejtë ta bëja këtë për të respektuar origjinën time.”-tha lojtari i kombëtares “kuqezi”.
Më tej duke folur për Kupën e Botës, Katar 2022, Asllani theksoi se dëshira e tij është që trofeu të fitohet nga një lojtar i Inter-it.
“Kupa e Botës? Do të doja që një kampion bote të ishte në dhomat e zhveshjes së Interit. Dhe unë do të doja të luaja në sezonin e ardhshëm me të, tifozët tanë e meritojnë një gëzim të tillë,”-u shpreh shqiptari.