Tollovia në trafik në Prishtinë është diçka e zakonshme.
Shpesh krijohen kolona të gjata të automjeteve, duke ua pamundësuar kalimin edhe autoambulancave, raporton Gazeta Blic.
Një situatë e bllokimit të komunikacionit është krijuar edhe sot në kryeqytet, e këtë e tregojnë edhe pamjet e siguruara nga Gazeta Blic.
Kjo gjë ka shkaktuar nervozë te shoferët, të cilët kanë filluar t’i bien borive./Gazeta Blic/


