Lajme

Varhelyi deklarohet pas takimit me Bislimin: Temë e takimit ishte aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE

12/08/2022 14:52
nga:Astrit Gashi

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka njoftuar për takimin që pati sot me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Ai tha se temë mes tyre ishte aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, i cili pritet të dorëzohet në fund të këtij muaji.

“Aplikimi i Kosovës që do të pasojë së shpejti për të filluar procesin e anëtarësimit në BE ishte tema e takimit me Besnik Bislimin”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.

Bislimi dje ka udhëtuar për në Bruksel për t‘u takuar me funksionarë e zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian.