Sporti

Jurgen Klopp i përkushtuar në Liverpoolin, nuk e konsideron stolin e kombëtares së Gjermanisë

12/08/2022 15:41
nga:E K

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp nuk është i interesuar të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë.

Kombëtarja e Gjermanisë pati një kampanjë të dobët në Kampionatin Botëror 2022, ku u eliminua qysh në fazën e grupeve.

Ky dështim shtyu shumë kritika drejt Hansi Flick dhe filloi të flitej për një ndryshim në stol. Jurgen Klopp ishte në mesin e emrave të lakuar.

Por, sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Jurgen Klopp s’ka qenë kurrë i interesuar të largohet nga Liverpoool, dhe dëshiron të ndërtojë skuadër te Liverpool.

Trajneri gjerman nuk është i interesuar të drejtojë ‘Die Mannschaft’. Së paku jo për tani.

Klopp është aq i fokusuar te Liverpool, saqë po diskuton për një plan për merkaton, në mënyrë që të krijojë rrethana sa më të mira te ‘Reds’.