Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe për 30 ditë masat emergjente në Qeveri kërkesë kjo e ekzekutivit, raporton Gazeta Blic.
Pas shumë debateve e kundërshtimeve, Kuvendi votoi për zgjatjen e këtyre masave.
Por, ka qenë deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami e cila ka ngritur dyshime të forta për këto masa, ndaj qeverisë së Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti.
Ajo ka thënë se a po bëhen këto masa për pagesën e rrymës për serbët në veri, për shmangjen e rregullave të prokurimit apo edhe për legjitimimin e reduktimeve të energjisë elektrike.
Reagimi i plotë:
Sipas të dhënave zyrtare prej muajit Janar deri në Tetor të këtij viti, katër komunat veriore kanë shpenzuar 51 milionë euro energji elektrike.
Sot, për herë të gjashtë me propozim të Qeverisë, mazhoranca në Kuvend i votoj “masat emergjente për furnizim me energji elektrike”.
Qeveria asnjëherë nuk ka raportuar në Kuvend se për çka i shërbejnë këto masa:
– Për blerje të energjisë elektrike, duke mos respektu rregullat e Ligjit të prokurimit?
– Për kontraktimin e kompanive për investim/remonte në KEK duke anashkaluar të gjitha procedurat e prokurimit?
– Për legjitimim të reduktimeve? – apo çfarë?
Herën e parë Qeveria ka shpallur “masat emergjente për furnizim me energji” me 21.12.2021, sot është data 08.12.2022, Qeveria ende me masa emergjente.
– Asnjë kontratë afatgjatë në energji.
– Dështim në remonte dhe kontrata shumfish me të shtrejta.
– Strategjia e energjisë nuk është askund.
– Asnjë investim në sektorin e energjisë.
Krejt çka ka ndodhë gjatë kësaj periudhe është se kostoja e energjesië elektrike për katër komunat veriore 51 milionë euro, vitin e kaluar ka qënë 33 milionë euro. Mos të harrojmë se gjatë kësaj periudhe ka ndodhë edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike për 100%.
51 milionë euro Janar-Tetor përkundër “shtrirjes së sovranitetit, ndalesës se aktiviteteve të mihjes së kriptovalutave, luftimit të krimit dhe kontrabandës e mos ta përmend këtu situatën e rënduar të dietëve të fundit”.
I keni befasu edhe skeptikët me të mdhenjë!


