Kroacia dhe Brazili do të luajnë nesër nga ora 16:00 ndeshjen çerekfinale të Botërorit në Katar.
Trajneri i Brazilit, Tite beson se tani është koha që Brazili i tij ta fitojë Botërorin, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jam plot pritshmëri, por i përqendruar. Është koha për të arritur në finale dhe për të qenë kampion”, tha Tite.
Një ditë para ndeshjes me Kroacinë ka thënë se respekton nënkampionët aktual të botës.
“Ne kemi aftësi të ndryshme, jemi një ekip i mirë, jemi këmbëngulës dhe për të arritur sukses, dua që lojtarët e mi të përsërisin atë që kanë bërë deri më tani. Ai që është më i mirë do të luajë,” tha Tite në konferencë për shtyp para ndeshjes me Kroacinë.
“Ata kanë një mesfushë të mirë, kanë shumë përvojë. Ata kanë shumë përvojë në Evropian dhe në Botëror, të cilën duhet ta vlerësojmë. Për sa i përket ritmit, ne duam të shënojmë shpejt një gol në mënyrë që ta kemi më të lehtë më vonë”, shtoi asistenti i Tite, Cleber Xavier.
/GazetaBlic Sport