Më në fund Onana foli pas kaosit në kombëtare, që e detyroi portierin e Interit të braktiste kombëtaren në mes të garës së Kupës së Botës.
Sipas mediave ajo që shkaktoi konflikt me portierit Onana dhe trajnerit është se ky i fundit i kërkoi atij që të ndërronte stilin e tij të mbrojtjes në portë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Në një botë ku gënjeshtra është gjëja më e zakonshme, të thuash të vërtetën të bën revolucionar. Por në fund, koha vendos gjithçka në vendin e vet”, tha shkurtimisht Onana.
/GazetaBlic Sport/