Lajme

Shala me tone të ashpra: Eshtë e patolerueshme trajtimi që i bëhet të gjithë deputetëve, mosni kështu!

12/08/2022 12:41
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka marrë sërish fjalën në Kuvend ku ka hedhur kritika në drejtim të ministres Rizvanolli në lidhje me çështjen e energjisë.

Shala tha se është i patolerueshëm trajtimi që po i bëhet deputetëve me mospërgjigje nga Qeveria në lidhjet me pyetjet e tyre për këtë situatë.

“Cfarë u ba me pikën 7 të nenit 25. Te lutem ministre çfarë po ndodh me Udhërrëfuesin? Eshtë e patolerueshme trajtimi që i bëhet të gjithë deputetëve. Mosni kështu” tha Shala në fjalën e tij raporton Gazeta Blic.