Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë pas kërkesës për zgjatjen e masave emergjente.
Bunjaku-Rexhepi tha se kërkesa për zgjatjen e masave emergjente ka shku në Komisionin për Ekonomi për të pestën herë.
“Kerkesa per zgjtjen e masave emergjente ka ardhur ne Komisonin për Ekonomi per te pestën herë. Nuk e di se çfarë kanë perfitu qytetarët me zgjatjen e ketyre masave. Qytetarët e Republikës nuk kanë perfitu asgjë nga zgjatja e ketyre masave. Ne kemi kundërshtu kërkesën e Ministres për zgjatja e ketyre masave. Asnjëherë nuk e kemi kuptu se çfarë kanë perfitu qytetarët nga zgjatja e këtyre masave. Po mendoni se me disa subvencionime mund të ndihmoni qytetarët, kjo seriozisht është hajgare” tha Bunjaku-Rexhepi raporton Gazeta Blic.


