Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka theksuar se nga Instituti i Mjekësisë Ligjore janë zhdukur provat për rastin e Astrit Deharit, raporton Gazeta Blic.
“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të institutit të Mjekësisë Ligjore”, tha ajo.
Sipas saj, ky është një akt i rëndë, ky është një akt kriminal.
“E kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit Besim Klemendin dhe drejtorin e policisë Fehmi Hotin. Kam vizituar IML-në”, tha ajo.
“Në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe 1 epruvetë e lukthit. Nga kjo dy epruveta ja kanë dhënë Instututit Zvicëran dhe një policisë për ADN. Aktualisht sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, 1 e urinës dhe 1 e lukthit”, tha ajo.
“Vetëm tre persona i kanë çelësat për ruajtjen e epruvetave”, tha ajo


