Kupa e Botës 2022

A donte CR7 të largohej nga Katari? Federata e Futbollit e mohon: “Përkushtimi i tij është i padiskutueshëm”

12/08/2022 11:30
nga:Lorik J

Federata Portugeze e Futbollit (FPF) i është përgjigjur me një deklaratë zyrtare thashethemeve që thonin se Cristiano Ronaldo donte të largohej nga Katari, në shenjë proteste për përjashtimin nga njëmbëdhjetëshja e parë kundër Zvicrës.

“Kapiteni i Kombëtares, Cristiano Ronaldo, në asnjë moment nuk ka kërcënuar se do të largohet nga kombëtarja në Katar”, thuhet në njoftimin për shtyp, ku vijon:

“Çdo ditë, Cristiano Ronaldo ndërton një histori unike në shërbim të kombëtares dhe duhet respektuar. Rastësisht, shkalla e përkushtimit të tij u dëshmua sërish në fitoren ndaj Zvicrës, në fazën e 1/16 të Kupës së Botës 2022″, shkruhet në komunikatë.

/GazetaBlic Sport