Argjentina ka dy tituj kampion bote, një me Diego Maradona, por asnjë me Messin. Ata ishin afër kur luajtën finalen e Botërorit në 2014 në Brazil, por më pas Gjermania festoi në kohën shtesë me golin e Mario Gotze.
Argjentinasit shkuan në Katar gati për të goditur më në fund me Messi që drejton skuadrën e tij, e cila ndonjëherë mund të shkëlqejë dhe të jetë më e mira, por di edhe të zhgënjejë. Prandaj, është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë nesër në duelin me Holandën, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri i Holandës, Van Gaal ka folur për Messin dhe Argjentinën, ku thotë se ndeshja e nesërme do të jetë mjaft e vështirë.
“Messi është futbollisti më i rrezikshëm në botë, ai është i aftë të krijojë shumë mundësi vetë, dhe është gjithashtu një golashënues brilant”, vlerësoi në fillim strategu 71-vjeçar.
“Por… kur Argjentina humbet topin, ai nuk bën shumë. Nuk ndihmon në mbrojtje dhe kështu në mbrojtje ka më pak lojtarë në fushë. Ky është shansi ynë”, thotë strategu holandez.
/GazetaBlic Sport