Anglia dhe Franca do të përballen ndoshta në ndeshjen më interesante në çerekfinalen e Botërorit, që po luhet në Katar.
Të dy kombëtaret kanë luajtur shumë mirë në pjesën e mëparshme të Kupës së Botës, por vetëm një mund të kalojë në gjysmëfinale të Botërorit të këtij viti, përcjell GazetaBlic Sport.
Enigma kryesore për Anglinë është se si të ndalet Kylian Mbappe dhe nëse ia dalin, do të bëhet më shumë se gjysma e punës në këtë lojë.
Siç shkruajnë mediat nga Anglia, kombëtarja e tyre ka planifikuar për dy vite mënyra se si ta ndalin sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.
Gareth Southgate dhe stafi i tij e dinin se do të duhej të takonin Francën në atë moment dhe filluan të bënin një plan.
Ky plan konsistonte në faktin se rruga drejt titullit të kampionatit botëror do të duhej të kalonte përmes sulmuesit francez Kylian Mbappe dhe se ata duhej ta ndalonin atë.
? England and Gareth Southgate have an 'anti-Mbappe' plan that they've been preparing for two years pic.twitter.com/vqNZVF8gef
— SPORTbible (@sportbible) December 7, 2022
Southgate planifikon që në krahun e djathtë të mbrojtjes të jetë Walker ku shpreson që me shpejtësinë e tij të jetë i aftë ta ndaloj yllin francez.
/GazetaBlic Sport/