Franca po kalon momentet të mira në “Katar 2022”.
Mesfushori i Francës, Adrien Rabiot, foli për Didier Deschamps në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne kemi pasur gjithmonë marrëdhënie të mira, edhe para asaj që ndodhi para Kupës së Botës 2018. Pas kësaj, kaluan dy vite në të cilat nuk kishim asnjë kontakt, para se të kthehesha në 2020. Kur u ktheva, folëm menjëherë me trajnerin dhe shkoi shumë mirë. Në fillim nuk dija çfarë të prisja, por menjëherë patëm një marrëdhënie të shkëlqyer dhe më pas, nga ndeshja në ndeshje, kjo marrëdhënie përmirësohej vërtet. Po njihemi më mirë, ai më kupton më mirë, e njeh më mirë personalitetin tim dhe sot jemi shumë më afër”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/