Lajme

Kandidati i PDK-së në Zubin Potok: Vetëm në një fshat mund të mbahen zgjedhjet

12/07/2022 22:54
nga:G B

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se në këtë komunë nuk mund të ketë siguri për organizmin e zgjedhjeve të parapara më 18 dhjetor.

Ai ka thënë se vetëm në një vendvotim mund të ofrohen kushte për organizimin e zgjedhjeve.

“Unë shohë kushte ku mund të mbahen zgjedhjet vetëm në një vendvotim që është më i madhi në Komunën e Zubin Potokut siç është Qabra, ku qytetarët do të dalin masivisht. I vetmi vend ku mund të ketë siguri”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka thënë se situata aktuale në këtë komunë është e qetë. Në veri të Mitrovicës edhe sonte ka pasur shpërthime në “Lagjen e Boshnjakëve” dhe “Kodrën e Trimave”.