Kupa e Botës 2022

Ish-portieri legjendar: Ky Brazil, si ai i Botërorit ’94

12/07/2022 22:13
nga:Mergim Rreci

Claudio Taffarel, ish-portieri historik i Brazilit, kampion i Botës në 1994 me Selecaon, foli për Botërorin e Katar, duke marrë në analizë natyrisht 5 herë Kampionët e Botës.

Ka entuziazëm te Selecao pas goleadës ndaj Koresë së Jugut, që evidentoi edhe gëzimin e madh dhe shpirtin e Neymar me shokë. Skuadra në fakt pas çdo goli festoi duke vallëzuar duke dhuruar një tjetër lloj spektakli.

“Brazilianët janë kështu, të gëzuar. Luajnë me këtë lumturi dhe këtë gëzim që ju vjen nga brenda, – shpjegoi Taffarel duke shtuar, – Tite është gjithmonë një trajner shumë i përqëndruar por mund të them se në këtë Botëror ka ndryshuar diçka. Është shumë më i çlirët dhe këtë e ndiejnë dhe e shohin edhe vetë lojtarët. Është shumë i qetë”.

Më pas Taffarel bëri një krahasim edhe me Brazilin e 1994, pjesë e të cilit ishte dhe ai vetë dhe që fitoi Kupën e Botës duke u shprehur.

“Egziston i njëjti humor i mirë si në 1994, por edhe i njëjti seriozitet. Neymar është thelbësor për ne, kur është në fushë i qetëson të gjithë të tjerët. Pele është figura më e madhe që kemi në Brazil. Ai është edhe një njeri shumë simpatik, të gjithë lojtarët e njohin dhe ndihen pranë tij në këto momente”.