Në emisionin “Politiko” ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri duke komentuar tensionet e krijuar së fundi në veri të Kosovës ka folur pak edhe për karrierën e tij politike.
I pyetur nga moderatori se a është tërhequr nga politika, Bahtiri ka thënë se “jo, shqiptarët të gjitha me i lën politikën se lejnë.
“Jo absolut. Shqiptarët të gjitha me i lënë politikën se lëjnë. Sepse jemi popull i vuajtur, popull që kemi kaluar shumë sakrifica në jetën tonë. Çdo herë kemi qenë të ngarkuar për të dhënë maksimumin në të gjitha kohërat për t’i dal zot atdheut. Unë zakonisht i përcjelli të gjitha gjerat që ndodhin, për të mirë e për të keq në vend.”, ka deklaruar Bahtiri.
Tutje Bahtiri, ka folur edhe për situatën e fundit në vend ku ka thënë se ka parë një tolerancë ndaj “terroristëve që po shqetësojnë qytetarët e Kosovës”.