Kupa e Botës Katar 2022 po dhuron spektakël në fushën e lojës dhe plot surpriza. Por jo vetëm, pasi në shumë sfida janë thyer rekorde të shumta. Në sfidën Portugali – Zvicër e cila përfundoi me rezultain 6-1 në favor të luzitanëve, mbrojtësi Pepe me golin e shënuar u bë futbollisti më i vjetër i cili shënon gol në fazën me eleminim direkt në të gjithë historinë e turneut.
Mbrojtësi portugez theu rekordin e legjendës Roger Milla. Ish-sulmuesi kamerunas e mbante rekordin e mëparshëm me golin e tij përballë Kolumbisë në moshën 38-vjeç e 34 ditë, ndërsa Pepe realizoi në moshën 39-vjeç e 283 ditë.
Megjithatë, ky nuk ishte rekordi i vetëm pasi Goncalo Ramos, heroi i sfidës ndaj Zvicrës i cili shënoi 3 gola, u fut në histori si portugezi më i ri që shënon në fazën me eleminim direkt në Kupën e Botës, në moshën 21-vjeç e 169 ditë. Por jo vetëm pasi Ramos u bë lojtari i dytë më i ri që shënoi tre gola në një ndeshje eliminatore të Kupës së Botës pas legjendës Pele në vitin 1958.
Gjithashtu Ramos realizoi tre golëshin e parë në këtë Kupë Bote dhe portugezi është lojtari i parë që shënon tre gola në debutim në një Kupe Bote, që nga Klose në vitin 2002.
Portugalia dhuroi spektakël në fushë e lojës edhe pa Cristiano Ronaldon si titullar, ndërsa në çerekfianle, luzitanët do të përballen me Marokun.