Kupa e Botës 2022

Dështoi me Gjermaninë në Kupën e Botës, vjen vendimi zyrtar për Hansi Flick

12/07/2022 18:38
nga:Mergim Rreci

Hansi Flick do të qëndrojë si trajner i kombëtares gjermane, vendimi është marrë nga Federata e Futbollit të këtij vendi.

Flick do të qëndrojë dhe ky vendim erdhi pas takimit mes të dy palëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Misioni i ri i tyre do të jetë triumfi në Euro 2024 në Gjermani.

“Unë dhe stafi im jemi optimistë për Kampionatin Evropian në vendin tonë. Si ekip, mund të arrijmë shumë më tepër sesa treguam në Katar”, thotë Flick.

/GazetaBlic Sport/