Banori i Big Brother VIP Kosova, rep artisti Getinjo duket se pos talentit për muzikën, hiq më i dobët nuk është as kur në pyetje vihen punët e shtëpisë.
Diçka të tillë e ka konfirmuar vet Getinjo gjatë ditës së sotme, teksa ka marrë fshesën elektrike për ta pastruar shtëpinë e “Vëllait të Madh”.
Edhe banorët e tjerë janë aktivizuar, disa duke kontribuar në gatim, e disa të tjerë në përdorimin e aparatit elektrik të “Prince Caffee”.


