Sporti

Golden Eagle Ylli siguron kalimin në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës

12/07/2022 17:53
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Golden Eagle Yllit është gjysmëfinalistja e parë në Superkupën e Kosovës.

Suahrekasit triumfuan me rezultat 94-75 ndaj Vëllaznimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje shumë më e mirë e kampionit në fuqi, duke arritur me shumë sukses të kalojë në fazën tjetër.

Ylli tashmë do të takohet në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes, Sigal Prishtina – Ponte Prizreni.

/GazetaBlic Sport/