Kupa e Botës 2022

LAJMI I FUNDIT: FIFA dënon Serbinë me 20 mijë franga zvicerane për flamurin skandaloz të shfaqur në zhveshtore

12/07/2022 17:33
nga:Mergim Rreci

Komisioni disiplinor i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) gjobiti Serbinë me 20 mijë franga zvicerane për shkelje të nenit 11 të Kodit Disiplinor të FIFA-s dhe nenit 4 të Rregullores së Kupës së Botës FIFA 2022 në lidhje me flamurin skandaloz të shfaqur në dhomën e zhveshjes.

Kjo gjë ndodhi në takimin e parë ndaj Brazilit, duke qenë një nga veprimet më skandaloze që ndonjë kombëtare ka bërë në dhomën e zhveshjes, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky dënim i FIFA-s  vlen vetëm për shkak të flamurit skandaloz të Serbisë të shfaqur në dhomat e zhveshjes.

Ka një tjetër procedurë të hapur në lidhje me ofendimet e trajnerit serb dhe tifozëve në ndeshjen ndaj Zvicrës.