Lajme

Ministri Sveçla kthehet nga veriu, thërret konferencë për media

12/07/2022 16:05
nga:G B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të mbajë konferencë për media, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi është bërë përmes një komunikate për media, derisa thuhet se konferenca do të mbahet në orën 17:00, në objektin qendror të MPB-së.

Ndryshe, sot gjatë ditës Sveçla u lajmërua nga Ura e Ibrit, duke thënë se Kosova ka kapacitete për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Në anën tjetër, shtyrje të zgjedhjeve ka kërkuar  ambasadori amerikan.