Ish ministrja Hykmete Bajrami, njëherësh deputete e LDK-së, ka reaguar për dënimin për vjedhjen e 2.1 milionë eurove në Thesar, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka thënë se drejtësia duhet të shkojë deri në fund dhe se vendimi i sotëm i Gjykatës tregon se kur ka bashkëpunim në mes të institucioneve, rastet e vjedhjeve nuk ngelen pa u ndëshkuar.
Ajo ka thënë se mjetet duhet të kthehen në buxhetin e shtetit dhe se hajnat e kanë vend në burg.
Postimi i saj i plotë
E denoncova vjedhjen e 2.1 milionëshit dhe sot ka vendim të Gjykatës. Drejtësia duhet të shkojë deri në fund.
Vendimi i sotshëm i Gjykatës tregon se kur ka bashkëpunim në mes të institucioneve, rastet e vjedhjeve nuk ngelen pa u ndëshkuar.
Unë besoj shumë se organet e drejtësisë dhe institucionet tjera përgjegjëse do të bashkërendojnë aktivitetet, që mjetet e vjedhura të kthehen sa më parë në buxhetin e shtetit.
Hajnat e kanë vendin në burg. Secili zyrtar që abuzon duhet të zbulohet, të denoncohet dhe hajnat duhet të marrin dënime kapitale.


