Kupa e Botës 2022

Vetëm i shikonte bashkëlojtarët duke festuar: Ja pse Bernardo nuk mundi të festonte me shokët e skuadrës

12/07/2022 12:50
nga:Lorik J

Portugezët treguan forcën e tyre në ndeshjen e mbrëmshme kundër Zvicrës dhe arritën të shënojnë gjashtë gola, ndërsa sulmuesi i ri Goncalo Ramos shkëlqeu duke shënuar një hat-trick dhe duke qenë i pari që e bëri këtë në këtë edicion të Botërorit të Katarit.

Ndeshja e mbrëmshme mes Portugalisë dhe Zvicrës u shënua nga një tjetër lëvizje interesante që ishte në qendër të vëmendjes.

Bëhet fjalë për momentin pas golit të Portugalisë kur lojtarët e kësaj kombëtareje po festonin këtë gol pikërisht pranë tribunës dhe aty ishin të gjithë përveç Bernardo Silvës i cili ishte pesë metra pas tyre dhe po i shikonte teksa po gëzoheshin.

Për tifozët e Portugalisë nuk ishte e qartë pse Bernardo Silva ishte i vetmi që nuk festoi golin e ekipit të tij dhe u shfaqën teori të ndryshme për këtë, por më në fund erdhi një shpjegim i qartë.

Gjegjësisht, Bernardo nuk ka mundur ta festojë golin për shkak se njëri prej lojtarëve është dashur të qëndrojë brenda kufijve të fushës në mënyrë që zviceranët të mos kenë mundësi ta marrin topin shpejt nga qendra dhe të kërcënojnë portën e tyre.

Nëse të gjithë lojtarët e Portugalisë do të ishin jashtë kufijve të fushës, zviceranët do të kishte marrë leje nga arbitri për të nisur një sulm të ri dhe do të mund të shënonte lehtësisht një gol.

/GazetaBlic Sport