Ten Hag mori drejtimin e Manchester United këtë verë dhe nuk e nisi shumë mirë marrëdhënien me Ronaldon, prandaj gjithçka kulmoi me largimin e portugezit nga ky klub.
Këtë verë, Ronaldo nuk pranoi të vinte në stërvitjen parasezonale dhe madje kërkoi një transferim, dhe kur u bë e qartë se ai nuk do të largohej nga Manchester United, ai iu bashkua skuadrës, por Ten Hag nuk ishte i kënaqur me sjelljen e tij.
Portugezi humbi vendin në formacionin e parë të Djajve të Kuq dhe ishte e qartë se Ten Hag kishte inat me të.
“Afati i merkatos po vjen. Keni pasur largimin e Cristiano Ronaldos, si e keni përballuar atë situatë”, pyeti gazetari Ten Hag, i cili padyshim nuk donte të fliste shumë për këtë rastin.
“Ai ka ikur. Kjo është në të kaluarën dhe tani ne po presim vetëm të ardhmen”, u përgjigj trajneri i Manchester United.
/GazetaBlic Sport


