Lajme

Ukraina tregon dy kushtet e saj për të filluar bisedimet e paqes me Rusinë

12/07/2022 11:47
nga:Genita C

Çështja e bisedimeve të paqes për luftën në Ukrainë është rikthyer së fundmi, me Shtetet e Bashkura që janë ofruar për bisedimet me Rusinë nëse Moska është serioze për ta përfunduar konfliktin.

Por, çfarë nevojitet që Ukraina të ulet me Rusinë?

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se janë dy kushte: Rusia t’i braktisë planet e saj pushtuese dhe t’i tërheq të gjitha trupat e saj prej tokës ukrainase, shkruan Sky News.

Duke folur për kanalin indian, NDTV, Kulevba tha: “Për ta përfunduar luftën në Ukrainë, dy gjëra duhen të ndodhin- mendësia në Kremlin duhet të ndryshojë dhe fuqitë si India mund të ndërmjetësojnë për këtë. Moska duhet t’i braktisë planet e saj të luftës dhe të kalojë prej një linje dashakeqe në linjë paqësore të menduarit”, tha ai, për të shtuar: “Së dyti, Rusia duhet t’i tërheq forcat e saj prej të gjithë territorit të Ukrainës”.

Ai tha se këto dy pika do të mundësonin bisedimet e paqes.

Disa komenutes kanë pretenduar se Ukraina duhet t’i jap territore Rusisë në mënyrë që lufta të përfundojë.

Megjithatë, Ukraina dhe aleatët e saj të fuqishëm- përfshirë ShBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar- kanë reaguar fuqishëm ndaj këtyre thirrjeve, duke thënë se nuk duhet të lejohet fitorja e Rusisë.