Zvicra nuk kishte fuqi dhe cilësi për t’iu kundërvënë kombëtares së shkëlqyer portugeze, e cila mbrëmë luajti një ndeshje fantastike dhe fitoi me rezultat 6:1 dhe kaloi me meritë tutje.
Mirëpo, përveç fitores, rrëfimi kryesor i mëngjesit të sotëm në rajon është edhe komentatori i Arena Sport që ka transmetuar ndeshjen e mbrëmshme mes Portugalisë dhe Zvicrës.
Gjatë gjithë ndeshjes komentatori serb nuk i ka përmendur emrat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit dhe sa herë që kanë pasur topin apo kanë bërë diçka në fushë, nuk i ka përmendur fare.
E gjithë kjo është vërejtur edhe nga deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili në profilin e tij në Facebook ka bërë të ditur se e ka të pabesueshme që komentuesi nuk ka thënë një herë emrat e Xhakës dhe Shaqirit gjatë gjithë ndeshjes së mbrëmshme.
/GazetaBlic Sport