Kupa e Botës 2022

Morata e humbi ‘bastin’ e madh, nuk i mposhti dot dy galaktikët e Real Madridit në Botërorin e Katarit

12/07/2022 10:22
nga:Lorik J

Álvaro Morata nuk kishte nevojë të fillonte Kupën e Botës për t’u bërë lojtari i vetëm spanjoll që ka shënuar në dy ndeshjet e para, të luajtura deri tani nga “La Roja” në Katar. Gjithashtu, nëse shënonte një gol më shumë në turne, gjë që nuk ndodhi, ai do të bëhej golashënuesi i pestë më i mirë në historinë e Spanjës. Eliminimi i djeshëm ndaj Marokut e shuajti këtë shpresë të sulmuesit iberik.

Me golin e tij në ndeshjen e luajtur kundër Gjermanisë, spanjollët ishin për një moment në avantazh. Sidoqoftë, ky gol nuk ishte i thjeshtë. Me këtë gol, Morata barazoi Raulin si golashënuesi më i mirë spanjoll në të gjitha kategoritë.

Që nga debutimi i tij me moshat U-17, sulmuesi ka shënuar 61 gola me fanellën e kombëtareve iberike (të gjitha grup-moshat). E njëjta shifër me të cilën u mbyll skena e Raulit me Spanjën në vitin 2006.

Me kombëtaret iberike: 29 gola

Spanja U-21: 13 gola

Spanja U-19: 12 gola

Spanja U-19: 3 gola

Spanja U-17: 4 gola

Në Top 5 golashënuesit më të mirë në Spanjë

Me golin e tij të 29-të për Spanjën, Álvaro Morata ka barazuar rekordin e një galaktiku tjetër të Real Madridit, Fernando Hierro. Dhe nëse ai shënon një gol më shumë në ndeshjen e ardhshme të Kupës së Botës, që përball Spanjën me Japoninë, ai do të pozicionohet në top-5 golashënuesit më të mirë për kombëtaren spanjolle:

David Villa: 59 gola

Raul González: 44 gola

Fernando Torres: 38 gola

David Silva: 35 gola

Álvaro Morata / Fernando Hierro: 29 gola