Kupa e Botës 2022

Sulmuesi i Zvicrës: Portugalia ishte superiore, nga tani e tutje bëjë tifo për ta në Botëror

12/07/2022 09:19
nga:Lorik J

Haris Seferovic pranon se Portugalia ishte superiore ndaj Zvicrës në fitoren 6-1 në 1/16 e Kupës së Botës.

Sulmuesi zviceran thotë se tani do të bëjë tifo për Portugalinë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Portugalia ishte dukshëm më e mirë në 90 minutat, ne nuk luajtëm siç donim. Unë e njoh Gonçalo Ramos për një kohë të gjatë dhe jam i lumtur për të, i uroj atij dhe Portugalisë më të mirat tani. Shpresoj që Portugalia të kalojë në finale, unë do të bëj tifo për ta tani. Mendoj se ka mundësi të fitojnë”, tha ai në një prononcim për RTP.

/GazetaBlic Sport