Kupa e Botës 2022

Nuk u stërvit sot me grupin, nuk ka shqetësim tek stafi mjekësor i Francës për Mbappe

12/06/2022 23:52
nga:Mergim Rreci

Kylian Mbappé nuk ka marrë pjesë sot (e martë) në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës katër ditë para ndeshjes së vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Botës, në Katar, kundër Anglisë.

Kampioni francez prej disa kohësh ka ndier dhimbje në kyçin e këmbës, të cilat, megjithatë, nuk e kanë penguar në katër ndeshjet e para të Botërorit.

Sipas stafit mjekësor të Francës, sulmuesi ka bërë ushtrime në palestër për të rigjetur forcat pas atij angazhimi maksimal në fitoren e arritur në ndeshjen kundër Polonisë.